Beatrix Ramosaj ka qenë aktive këto ditë në rrjetet sociale duke ndarë imazhe të ndryshme me fansat e saj.
Këngëtarja, e cila numëron afro gjysmë milion ndjekës në Instagram, në imazhet e publikuara ka vënë në plan të parë dukjen e saj.
Pozat me bikini që ajo zgjedh t’i postojë nuk e lënë askënd indiferent dhe marrin dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.
Këto ditë, Beatrix po qëndron në Prishtinë dhe pikërisht nga kryeqyteti i Kosovës ka publikuar disa fotografi në fundjavë.
Ndërsa pasi pozoi nga vaskë, i ka postuar dy fotografi, në të cilat shfaqet me bikini duke mahnitur me dukjen e saj. /Telegrafi/