Telegrafi

Me poza provokuese para pasqyrës, Angela Martini pyet fansat nëse duhet të marrë vaksinën antiCOVID

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithëse deri më tani rreth 250 milionë vaksinime janë realizuar, ylli nga Shkodra u ka bërë një pyetje fansave që ka të bëjë me këtë.

Në disa imazhe provokuese që ka ndarë në Instagramm, Angela ka pyetur ndjekësit nëse duhet të marrë vaksinën.

Angela Martini (Foto: Instagram)

“A duhet ta marrë vaksinën? Jam kurioz se cilat janë mendimet tuaja për këtë. Do të doja sqarime interesante, ose përgjigja është poo se jo”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Presidenti Joe Biden ka vendosur një qëllim që deri më 4 korrik të vaksinoj 70 për qind të amerikanëve me së paku një dozë.

Sido që të jetë, Martini ka ndërtuar një karrierë të bujshme profesionale dhe tashmë është autore edhe një libri.

“Love Hope Light” që në shqip do të thotë “Dashuri, Shpresë dhe Dritë” ku ka trajtuar pjesë nga jeta e saj. /Telegrafi/