Site icon Telegrafi

Me poza provokuese nga xhirimet e klipit në Malibu, Rita Ora i gëzohet suksesit të këngës së re

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë po vazhdon të jetë shumë e angazhuar.

Ajo ka paralajmëruar një koncert të veçantë të cilin do ta mbajë në Kullën Eiffel në Paris më 30 nëntor, ndërsa ka bërë të ditur se biletat tashmë kanë dalë në shitje.

Ndërkohë, ditë më parë, ajo ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me emrat e suksesshëm të muzikës si: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Kënga me titull “Seaside” është pëlqyer në masë të madhe nga publiku, teksa në vetëm dy ditë pas publikimi ka tejkaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.

Në klipin e këngës, 30-vjeçarja është shfaqur me një performancë mjaft provokuese, ku shihet me një veshje transparente pranë detit në Malibu.

Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në Los Angeles, ndërsa thuhet se po shikon të blejë shtëpi në Hollywood

Ajo vendosi që t’i falënderojë fansat e saj për mikpritjen që ia kanë bërë këngës së re, përmes një sërë fotografish gjatë xhirimeve, të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në këto imazhe, Rita duket mjaft sensuale teksa vë në pah linjat e saj të formësuara të trupit në fustanin me material rrjete.

Në një prej fotografive, bukuroshja e lindur në Prishtinë nuk ka hezituar që të ekspozojë edhe të pasmet e saj në një pozë me shikim nga deti.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora bëri të ditur se xhirimet e këtij klipi janë kryer në Malibu, teksa ajo tashmë ndodhet në Los Angeles, duke punuar në albumin e saj të radhës. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version