Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, u ka uruar të gjithë fansave të saj të besimit katolik festën e Krishtlindjeve.
Këtë e ka bërë përmes një sërë fotografish të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Interpretuesja e hitit “Amazing Girl” ka pozuar me një fustan dy-pjesësh ngjyrë të verdhë dhe të zbukuruar me material me shkëlqim.
Teksa vinte në pah linjat e saj provokuese të trupit, Dafina u kujdes që të dukej sa më joshëse në pozat para aparatiti fotografik.
“Urime Krishtlindjet”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e këtyre imazheve, ndërsa mori pëlqime e komente të shutma nga ndjekësit.
Dafina përndryshe po përmbyll një vit me suksese të shumta, duke u shquar si një nga këngëtaret më dominante të pop-skenës në vend. /Telegrafi/