Dua Lipa është një ndër artistët më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja jonë ka pasur një vit të ngjeshur me projekte të reja muzikore si dhe koncerte të ndryshme anembanë globit.
Kohë pas kohe ajo kishte edhe pushime të shkurtra në vende që performonte dhe një i tillë ishte në Indi.
Zeshkania ka treguar se cilat vende turistike i kanë shijuar gjatë qëndrimit në shtetin indian dhe se kanë shijuar gjithçka që e lidhin me këtë vend.
Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e lumtur në krah të të dashurit Isaac Carew.
“Kalova dy javë në Indi me dashurinë time. Ne shkuam në Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa duke u larguar për pak dhe duke u zhytur tërësisht në kulturën magjike, ushqimin dhe traditat e këtij vendi. Një udhëtim që ne kemi dashur të bëjmë për një kohë shumë të gjatë dhe jam e lumtur që e kemi bërë! “, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale, Dua.
Ndryshe, Lipa është nominuar në katër kategori të ndryshme për çmimet prestigjioze “MTV EMA”. /Telegrafi/