Telegrafi

Poza e Encës me rrobabanje: Jo të gjithë mund ta përballojnë një femër të fuqishme

Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Pozat me rrobabanje nuk janë diçka e pazakontë për Enca Haxhinë, e cila pëlqen të ndajë më fansat e saj imazhe që vënë në plan të parë figurën e saj.

Këngëtarja është aktive në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 2.1 milionë ndjekës dhe publikon fotografi nga jeta dhe karriera e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Ndërkohë që i ka shijuar pushimet e këtij viti, bukuroshja i ka postuar disa fotografi që tregojnë hiret e saj.

Një fotografi të tillë, Enca e ka publikuar edhe këtë të shtunë duke pozuar me kostum larjeje dhe duke vënë në plan të parë ‘asetet’ e veta.

“Të gjithë duan një femër të fuqishme, por jo të gjithë mund ta përballojnë atë”, është përshkrimi i fotografisë. /Telegrafi/