Ndërkohë që po i shijon pushimet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Arta Nitaj ka bërë bujë me imazhet e publikuara në rrjetet sociale.
Ajo ka ardhur me poza tërheqëse gjatë këtyre ditëve duke ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë dhe njëherësh duke vënë në plan të parë bukurinë e saj.
Porse një fotografi e realizuar në një prej plazheve të atjeshme, në të cilën modelja ka pozuar me bikini ka nxitur fantazinë e të gjithëve.
Bukuroshja shfaqet e ulur në një luhatëse duke vënë në plan të parë figurën mahnitëse trupore, ndërkohë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për pak orë.
Arta, e cila ka ndjekur një karrierë si modele, aktore dhe prezantuese, së fundmi është përfolur edhe për përfshirje në politikë. /Telegrafi/