Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është në prag të lansimit të këngës së saj më të re “How to be lonely”.
Kompozimin e kësaj kënge, Rita ia ka besuar sensacionit të momentit në Angli, producentit dhe këngëtarit Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.
Rita gjatë këtyre ditëve ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga xhirimet e klipit, në të cilin do të shfaqet mjaft provokuese dhe atraktive.
Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të tjera, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse me modelin e saj të flokëve të shkurtra dhe të lagura.
Në mbishkrimin e fotografisë, 29-vjeçarja bëri të ditur se këngën “How to be lonely” mund ta blejnë paraprakisht në platformat e muzikës, para se ajo të publikohet të premten e datës 13 mars.
“‘How to be lonely’, do të lansohet në mesnatë, kush është gati”, pyeti artistja me origjinë shqiptare në Instagram.
Ky projekt muzikor i Ritës vjen pas një periudhe të gjatë mungese prurjesh projekte të reja, që pas publikimit të albumit të saj “Phoenix” në fund të vitit 2018, sukseset e të cilit i shijoi përgjatë vitit 2019.
Përveç muzikës, Rita Ora është e angazhuar edhe si aktore në filmin “Twist” ku ka rol kryesor, si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”, si sipërmarrëse në markën e pijeve alkoolike “Prospero Tequila”, si dhe si blogere e reklamimit të markave të njohura ndërkombëtare si: “Deichmann Shoes”, “Thomas Sabo” dhe “Escada”. /Telegrafi/