Bebe Rexha ka paralajmëruar se më datë 28 të këtij muaji do të publikojë albumin e tretë në karrierën e saj.
“Bebe” mban titullin ky album, i cili brenda tij do të ketë disa këngë solo dhe tri bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë.
Ajo deri më tani ka publikuar tri nga këngët e albumit, “Call On Me”, “Heart Wants What It Wants” dhe “I’m Good (Blue)” me David Guettan.
33-vjeçarja është duke e promovuar albumin e saj në ardhje vazhdimisht këto ditë në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme.
Së fundmi, artistja me origjinë shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotosesion të ri, të realizuar në pishinën e shtëpisë së saj.
Ajo mori poza të ndryshme para aparatit fotografik, teksa paralajmëroi se diçka shumë e mirë për fansat e saj është nëardhje sivjet.
“Sapo xhirova diçka shumë të mirë ju djema, albumi vjen në 17 ditë, bëhuni gati”, ka shkruar interpretuesja e hitit “I’m a mess” në mbishkrimin e fotografive.
Ky album vjen pas dy albumeve të para shumë të suksesshme në karrierën e saj, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. /Telegrafi/