Telegrafi

As Potter nuk e do Ronaldon te Chelsea

Graham Potter nuk dëshiron që Chelsea të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, pavarësisht lidhjes së ngushtë të pronarit të Bluve, Todd Boehly me agjentin e yllit portugez, Jorge Mendes.

Sulmuesi i Manchester United dëshiron dëshpërimisht të largohet nga “Old Trafford” dhe sulmoi publikisht pronarët e Djajve të Kuq, familjen Glazers dhe trajnerin Erik ten Hag në një intervistë me Piers Morgan.

Ronaldo pretendoi se ndihet i ‘tradhtuar’ nga klubi sepse drejtuesit dhe strategu holandez po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet.

Por, Sportsmail zbuloi të hënën se Mendes u ka ofruar shumë klube evropiane shërbimet e 37-vjeçarit, duke përfshirë Chelsean, Neëcastlen, Bayern Munichun, Sporting Lisbonan dhe Napolin në një përpjekje për të siguruar largimin e klientit të tij United.

37-vjeçari është i dëshpëruar për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve, pasi është bërë golashënuesi rekord i të gjitha kohërave të turneut përpara Lionel Messit, i cili tani është vetëm 11 gola nga numri i Ronaldos prej 140.

Pronari i Chelseat, Boehly ka një marrëdhënie të ngushtë me super-agjentin Mendes dhe ishte i interesuar për Ronaldon këtë verë, por ish-trajneri i Bluve, Thomas Tuchel e ndaloi lëvizjen.

Megjithatë, tashmë kuptohet se as Potter nuk dëshiron të nënshkruajë me veteranin e Manchester United.

Pavarësisht aftësive dhe arritjeve të tij në karrierë deri më sot, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka luftuar për të gjeneruar shumë interes që kur kërkoi një transferim këtë verë. /Telegrafi/