Site icon Telegrafi

Potter e bën fajtor Tuchelin për formën e dobët të Chelseat

Lojtarët e Chelseat pretendohet se i kanë thënë Graham Potterit se para-sezoni i tyre i fundit nën drejtimin e Thomas Tuchel ishte më i keqi që ata kanë pasur ndonjëherë.

Anglezi është nën presion të madh në Stamford Bridge pasi ka marrë vetëm dy fitore nga 14 ndeshjet e fundit të Bluve në të gjitha garat. Londinezët perëndimor aktualisht janë në pozitën e dhjetë, njëmbëdhjetë pikë larg nga Tottenhami i vendit të katërt.

Ai ka marrë vazhdimisht mbështetjen nga bashkëpronari i Bluve, Todd Boehly, i cili në mënyrë të pamëshirshme shkarkoi Tuchelin dhe solli Potterin nga Brightoni. Dhe në konferencën e tij të fundit për shtyp përpara ndeshjes së tyre jetike kundër skuadrës së Antonio Contes, Potter vuri në dukje çështjet brenda përgatitjeve parasezonale të klubit.

Lexo po ashtu Pesë arsyet se përse Potter nuk do të shkarkohet nga Chelsea në një të ardhme të afërt

“Duke folur me disa nga lojtarët me përvojë, ata thanë se ishte para-sezoni më i keq që ata kanë pasur”, deklaroi Potter. “Organizativisht, turneu nuk funksionoi aq mirë sa do të donin. Unë nuk isha atje kështu që nuk mund të them më shumë”.

Potter nuk është i vetmi trajner i Chelseat që kritikon para-sezonin e klubit pasi Tuchel shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij me përgatitjet e tyre verore. Londinezët perëndimor kaluan dy javë në Shtetet e Bashkuara, ku mundën Club America, humbën në penallti ndaj Charlotte FC dhe u mposhtën 4-0 nga Arsenali.

Në fakt, Tuchel ishte aq i pakënaqur me përgjegjësitë para-sezonale, ai madje tha se Chelsea nuk ishte gati për fillimin e sezonit, pesë ditë para ndeshjes së tyre hapëse në Ligën Premier kundër Evertonit. /Telegrafi/

Exit mobile version