Sipas raportimeve, Chelsea mund të angazhojë Luis Enriquen, nëse zgjedh të zëvendësojë trajnerin aktual Graham Potter.
Fichajes.net bën të ditur se klubi londinez është i gatshëm të emërojë spanjollin në krye të ekipit, nëse forma e anglezit vazhdon edhe në ndeshjen e ardhme ndaj West Ham United.
Pavarësisht parave të shpenzuara nga Chelsea që kur Todd Boehly mori drejtimin e klubit – rezultatet nuk janë përmirësuar nën drejtimin e trajnerit aktual.
Fichajes raporton se së shpejti mund të jetë Enrique që do të stërvitë Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk dhe yjet e tjerë.
Ish-trajneri i Spanjës ka mbetur pa punë që nga Kampionati Botëror – ku Spanja u eliminua nëpërmjet penalltive kundër Marokut.
Një lëvizje te Chelsea do të sinjalizonte një rikthim në futbollin me klube për Enriquen për herë të parë që nga viti 2017 – kur ai drejtonte Barcelonën. /Telegrafi/