Granit Xhaka pritet të bëhet me skuadër të re para se t’ia fillojë kampionati evropian.
Ylli kosovar i Borussia Moenchegladbachut është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester City, Arsenal e Bayern Munich.
Por në Angli janë të sigurt se prishtinasi do të transferohet në Londër tek Arsenal.
23-vjeçari është në bisedime me klubin londinez që një kohë të gjatë dhe është afër ta pranojë ofertën e tyre.
Sipas medieve angleze Xhaka është pajtuar me kushtet personale me Arsenalin dhe pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.
Gjithsesi ‘Topçinjtë’, vazhdojnë të bisedojnë me klubin gjerman Gladbach dhe marrëveshja pritet të arrihet për një shumë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/