Ajet Potera nga Vetëvendosje i cili garon për kryetar të Podujevës, ka thënë se do ta dyfishojnë buxhetin për bujqësi.
“Ne mendojmë ta dyfishojmë subvencionimin për bujqit. Gjithashtu do të ketë grande për ngritjen e serave, do të përkrahim fermerët për ngritjen e serave me sipërfaqe ari tokë të punuar. Komuna do të përkrah me 50% të vlerës së serës, do të përkrahen 200 fermerë me sistem të ujitjes me sipërfaqe prej 50 ari, do të ndihmohen 100 familje me gjendje jo të mirë ekonomike me një serë me një sipërfaqes prej 2 ari”, ka thënë Potera në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se do të funksionalizojnë edhe sistemin e veterinarisë. /Telegrafi/