Site icon Telegrafi

Potencialet e Maqedonisë për turizëm prezantohen edhe në Britani të Madhe

Më shumë se 150 agjenci turistike nga Britania e Madhe do të kenë mundësi që të njihen me potencialet turistike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prezantimi i destinacioneve turistike të Maqedonisë, do të prezantohen para këtyre agjencive në panairin ”Destination Showcase” i organizuar nga magazina për turizëm ”Travel Weekly”.

Ky panair është mbajtur nga 7 deri në 9 nëntor ku kanë marrë pjesë më shumë 5000 pjesmarrës nga e gjithë bota. Gjithashtu pjesmarrës kanë qenë edhe 50.000 profesionistë që merren me turizëm.

Në këtë panair kanë marrë pjesë edhe tour operatorët: Thomas Cook, Flight Center Business Travel, Darrel James Travel, Gem Travel, Reliance Tours, Your Holiday Booking, Euro Japan Holidays, STA Travel, CJL Travel, Blue Stone Travel, Burwood Travel, Bright Sun Travel, Affordable Luxury Travel, Crystal Travel, Peoples Travel dhe Star Travel./Telegrafi/

Exit mobile version