Pas disa video-incizimeve të postuara në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri një personit i është konfiskuar një pistoletë pa municion.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Tutje thuhet se i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas disa video-incizimeve të postuara në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, me 29.12.2024 nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë pa municion. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/