Telegrafi

Poston fotografi me armë në rrjetet sociale, intervistohet nga Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte postuar një armë në rrjetet sociale.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka poseduar armë mirëpo të njëjtën ia kishte shitur një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/