ChatGPT i OpenAl ende po bën bujë në mbarë botën dhe po i befason njerëzit me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Që nga prezantimi i tij, njerëzit e kanë përdorur për zgjidhjen e detyrave të ndryshme.
Së fundmi, postimi i një përdoruesi të rrjeteve sociale se si chatbot-i me Al është “bashkëpunëtori i vetëm i mirë i tij” ka nxitur reagime në internet, përcjell Telegrafi.
Përdoruesi i quajtur satanismysponsor në Reddit tha se chatbot-i kryen detyra që normalisht do të kishin nevojë për ndihmën e tetë personave.
Posts from the chatgpt
community on Reddit
“Përpara se të prezantohej ChatGPT kisha frikë se si do të shkonte dita ime, tani ai është bashkëpunëtori më i mirë që kam”, shkroi ai.
Që kur u shpërnda, postimi ka ngjallur reagime të shumta. Shumë njerëz u pajtuan me atë se çfarë mendonte personi.
Gjithashtu, ai tha se shumë prej detyrave që nuk mund t’i zgjidhnin kolegët e tij, i zgjidhte chatbot-i.
“Ndonjëherë kam probleme në punë dhe kërkoj ndihmë nga ChatGPT. Sigurisht, ndonjëherë mund të mos jetë i dobishëm, por më ka shoqëruar në momentet më të vështira”, shkroi një përdorues.
“Shembull i përsosur se si Al është mjet i shkëlqyer për njerëzit”, tha një tjetër. /Telegrafi/