Mia Richardson nga Britania e Madhe, nuk po mund të besonte, sa sa shumë fotografia që postoi, nisi të qarkullonte nëpër rrjetet sociale.
Instagrami është i mbushur me pjata të ndryshme, përmes së cilave njerëzit i dtregojnë ushqimet e shijshme te ndjekësit e tyre, transmeton Telegrafi.
Por, një adoleshente mbeti e skuqur, pasi e tallën keq me drekën që e ‘përgatiti vet’.
Kutia që qëndronte pranë tiganit, tregonte se ai specialitet tajlandez është i blerë dhe jo i punuar vet me përbërësit e duhur.
“Të gjithë ndjekësit po më qeshin, por së paku e nxeha vet” e ka parë ajo anën komike të ngjarjes. /Telegrafi/