Një tifoz i Arsenalit ka kritikuar bashkëpërkrahësit e skuadrës londineze për fyerjet që ia bën mbrëmë Granit Xhakës.
The Gunners ishte duke fituar 2-0 ndaj Crystal Palaces që në pjesën e dytë arritën t’i barazonin shifrat, derisa mesfushori shqiptar ishte fyer nga tifozët e klubit gjersa po largohej nga fusha.
Por, një tifoz i Arsenalit ka bërë një postim në Twitter, duke u bërë me dije bashkëpërkrahësve të Arsenalit se ata janë duke bërë një gjë të ndyrë.
Eboue was booed, Ramsey and his family were abused, Wenger was abused, Mustafi and Xhaka booed and abused on social media. Unai the latest target.
This is coming from the same fanbase who talk about our class, tradition & history with pride.
What a toxic fanbase we’ve become.— P™ (@SemperFiArsenal) October 28, 2019
“Eboue ishte vërshëllyer, Ramsey dhe familja e tij ishin abuzuar, Wenger ishte abuzuar, Mustafi dhe Xhaka janë vërshëllyer dhe shënjestra tjetër do jetë Unai”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.
https://twitter.com/GrimandiTweets_/status/1188752917093847040
“Kjo vije nga një bazë e tifozëve që flasin për klasin tonë, traditën dhe historinë me krenari. Çfarë tifozë toksik jemi bërë”, ka shtuar ai më tej.
Tifozët e Arsenalit kanë vazhduar me fyerje për Xhakën edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar që t’i merret shirit i kapitenit. /Telegrafi/