Telegrafi

Postimi i Tebas për pritjen e Lunin shkakton rrëmujë në Spanjë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas po cilësohet në Spanjë si njeri i çuditshëm, pas postimit që bëri në X (ish-Twitter).

Postimi i tij kaloi çdo profesionalizëm dhe standard të lejuar.

Shumë tifozë, si Culers ashtu edhe neutralë, kanë vënë në pikëpyetje vendimin e La Ligës për të mos futur teknologjinë e vijës së portës e cila përdoret në shumë liga të tjera si Liga Premier.

Lexo po ashtu A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij

Kritikat erdhën pasi nuk u pranua goli i Lamine Yamal në minutën e 28-të të El Clasico. Nuk ishte e qartë nëse topi kaloi vijën dhe teknologjia do ta kishte bërë më të lehtë vendimin.

Megjithatë, Tebas postoi disa artikuj në Twitter duke kritikuar teknologjinë e vijës së golit. Artikujt në gjuhën spanjolle që ai postoi në Twitter tregojnë për gabimet e teknologjisë.

“Asnjë koment”, thuhet në tweetin e Tebas. /Telegrafi/