Presidenti i La Ligës, Javier Tebas po cilësohet në Spanjë si njeri i çuditshëm, pas postimit që bëri në X (ish-Twitter).
Postimi i tij kaloi çdo profesionalizëm dhe standard të lejuar.
Shumë tifozë, si Culers ashtu edhe neutralë, kanë vënë në pikëpyetje vendimin e La Ligës për të mos futur teknologjinë e vijës së portës e cila përdoret në shumë liga të tjera si Liga Premier.
Kritikat erdhën pasi nuk u pranua goli i Lamine Yamal në minutën e 28-të të El Clasico. Nuk ishte e qartë nëse topi kaloi vijën dhe teknologjia do ta kishte bërë më të lehtë vendimin.
Megjithatë, Tebas postoi disa artikuj në Twitter duke kritikuar teknologjinë e vijës së golit. Artikujt në gjuhën spanjolle që ai postoi në Twitter tregojnë për gabimet e teknologjisë.
“Asnjë koment”, thuhet në tweetin e Tebas. /Telegrafi/
Sin comentarios… pic.twitter.com/bhzzXLRnSA
— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) April 21, 2024