Ditë më parë, Donald Veshaj bëri një publikim në rrjetet sociale, ku la të kuptohej se po përpiqet ta rifitojë Bora Zemanin.
Ish-banori i Big Brother VIP ka folur për herë të parë mbi faktin që përfundoi i dyti në garën e madhe të këtij spektakli, si dhe për “ujërat e trazuar” në jetën e tij private.
Mbi të gjitha, aktori sikur dha indikacione se po përpiqet të rifitojë zemrën e ish-të dashurës së tij, pasi në një paragraf shkroi: “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu, nuk po flas për çmimin e madh”.
“E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, thoshte mes tjerash Donaldi.
Ndërkohë, Semi Jaupaj, një tjetër ish-banore e Big Brother VIP, e cila njëherësh është shoqja e ngushtë e Borës, i ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, teksa vëmendje mori një përshkrim i përzgjedhur në anglisht.
“Ti e di që nuk është njësoj siç ishte”, ka shkruar këngëtarja, një postim që disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale e konsiderojnë si mesazh për Donaldin. /Telegrafi/