Site icon Telegrafi

Postimi i Ritës për pavarësinë e Kosovës bën jehonë në rrjetet sociale

Rita Ora performoi në Kosovë më 17 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Vitin e kaluar këngëtarja mbajti një koncert fantastik në Prishtinë me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditëve të kaluara bukuroshja jonë ka ndarë imazhe dhe video të ndryshme që kishin të bëjnë me rastin e kësaj ngjarje madhore për vendin tonë.

Në njërën prej tyre biondina ka treguar se koncertin e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës e kanë ndjekur rreth 300 mijë persona nga sheshet.

Një faqe e rrjeteve sociale i ka bërë jehonë postimit të 28-vjeçares dhe këtë e ka pëlqyer duke e shpërndarë në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Rita kujton kohën e koncertit në Prishtinë: Jam mirënjohëse për vendlindjen time, performancë para 300 mijë personave

Ndër të tjerash theksohet se është e pabesueshme të ndiqet një koncert prej 300 mijë personave kur popullata e atij vendi është 1.9 milion banorë.

Ndryshe, Rita ka uruar pavarësinë e Kosovës duke sjell imazhe dhe video nga koncerti i mbajtur më 17 shkurt në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version