Site icon Telegrafi

Posta lidh marrëveshje me Universitetin e Gjakovës

Ndërmarrje Publike Posta e Kosovës do të hap një zyrë postare në goditën e Universitetit publik të Gjakovës në të cilën studentët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet postare dhe të kryejnë të gjitha llojet e pagesave, me provizion të ultë.

 

Sipas një njoftimi, marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Shaban Buza, rektor i Universitetit “Fehmi Agani”.

 

“Me rektorin jemi pajtuar që studentëve të Universitetit të Gjakovës të ju mundësojmë të ndjekin mësimin praktik në administratën e Postës së Kosovës. Marrëveshja përfshinë edhe fusha tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka deklaruar Hoxha.

 

Marrëveshje të ngjashme Posta e Kosovës ka nënshkruar edhe me shumicën e universiteteve publike në Kosovë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version