Site icon Telegrafi

Posta e Kosovës largon përkohësisht nga puna Gazmend Isufin

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Postës së Kosovës, Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës Sh.A. ka marrë vendim sot, më 13 nëntor 2015, për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit Gazmend Isufi.

Kjo, sipas njoftimit, “për shkak se jemi njoftuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës se ai është arrestuar dhe se ndaj tij ka filluar një procedurë penale”.

“Vendimi është marrë bazuar në Ligjin e Punës, Kodin e Mirësjelljes së punonjësve dhe procedurave disiplinore të Postës së Kosovës, Sh.A.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version