Diva e muzikës pop, Beyonce, e ka lansuar albumin e shumëpritur, “Lemonade”, që është i gjashti me radhë.
Albumi përmban 12 këngë të reja: “Pray You Can’t Catch Me”, “Hold Up”, “Don’t Hurt Yourself”, “Sorry”, “6 Inch”, “Daddy Lessons”, “Love Drought”, “Sandcastles”, “Forward”, “Freedom”, “All Night” dhe “Formation”.
Premiera është dhënë në HBO, ndërsa në dy ditët e para të publikimit, fansat mund ta dëgjojnë në Tidal.
LEXONI PO ASHTU: Zbulohet femra me të cilën Jay Z e ka tradhtuar Beyoncen? (Foto)
Këngëtarja i ka ftuar disa mysafirë në albumin e ri, si Serena Williams, Kendrick Lamar, Zendaya, The Weeknd, James Blake, Jack White, ndërsa aty janë edhe burri i saj, Jay Z dhe vajza Blue Ivy.
Kritikët e konsiderojnë albumin e ri të Beyonce si shumë politik, pasi flet për vuajtjet e femrave me ngjyrë në Amerikë.
“Femrat më të parespektuara në Amerikë janë ato me ngjyrë. Femrat më të pambrojtura në Amerikë janë femrat me ngjyrë” – thuhet mes tjerash në tekstin e këngës “Don’t Hurt Yourself”.
Në ndërkohë, në shumicën e këngëve, Beyonce këndon rreth tradhtisë, faljes dhe pajtimit, gjë që fansat e kanë lidhur me problemet e saj në martesën me Jay Z.
Është spekuluar se reperi e ka tradhtuar me vite të tëra dhe madje është zbuluar edhe emri i një femre, për të cilën thuhet se ai ka pasur lidhje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fqEbtg5DH9Y