Site icon Telegrafi

Pos nga UEFA, Kombëtarja shpërblehet edhe nga Qeveria, mësoni sa përfiton

Fitorja e parë e Shqipërisë në një Kampionat Evropian do të shpërblehet edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

Në mbledhjen e të hënës raportohet se është vendosur që Kombëtarja të shpërblehet me një milion euro për triumfin ndaj Rumanisë.

Ky shpërblim besohet se është më i madhi i dhënë ndonjëherë nga Qeveria shqiptare për skuadrën kombëtare.

Ndryshe, Kuqezinjtë për atë fitore do të përfitojnë edhe një milion të tjera nga UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version