Kosova nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë të kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2020.
Në stadiumin prishtinas ishin prezent edhe shumë personalitete të njohura të artit, sportit dhe sferës publike.
Padyshim që vëmendjen më të madhe kanë tërhequr edhe dy moderatoret shqiptare, Ilda Bejleri si dhe Elmira Sadrija.
Kjo e fundit duket se ishte përkujdesur në detaje që të bije në qendër të vëmendjes së shumëkujt me veshjet tejet seksi.
Ajo kishte të veshur xhinse si dhe një këmishë të zezë që i theksonin linjat trupore si dhe gjinjtë.
Ndryshe, Sadrija u bë e njohur si figurë për shqiptarët me paraqitjet në emisionet e ndryshme televizive shqiptare. /Telegrafi/