Portugalia dhe Franca kanë barazuar me rezultat 0-0 pas 90 minutave , në një përballje pak raste shënimi, ku skuadrat u treguan shumë të kujdesshme.
Dy skuadrat ishin aq të kujdesshme, duke mos prodhuar goditje të rrezikshme në portë.
Edouardo Camavinga provoi një herë nga distanca për Francën, ndërsa Bruno Fernandes kishte një goditje dënimi, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.
Pjesa e dytë ishte larg më e bukur se e para, me të dy skuadrat që rrezikuan më shumë.
Portugezët e nisën furishëm duke rrezikuar me Bruno Fernandes, Joao Cancelon dhe Vitinhan, por nuk arritën ë gjenin golin.
Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Randal Kolo Muani, i cili gjuajti fortë nga Brenda zonës, por gjuajtja e tij u bllokua nga Ruben Dias për të përfunduar jashtë porte.
Camavinga kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij nga afër shkoi jashtë porte.
Franca vazhdoi me sulme dhe goditja e Osumane Dembele ishte afër të përfundonte në rrjetë.
Minutat e fundit nuk është se sollën dicka më shumë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në vazhdime. /Telegrafi/