Site icon Telegrafi

Portugezi ka bindur shumë shpejtë, Juventusi do ta blejë kartonin e Conceicaos nga Porto

Juventusi do të blejë të huazuarin Francisco Conceicao drejtpërdrejt nga Porto në fund të sezonit 2024/25, sipas Sky Sport Italia.  

Gazeta italiane raportoi të hënën në mbrëmje se Juventus tashmë ka marrë vendimin për të nënshkruar me portugezin në fund të sezonit.  

Edhe pse nuk ka një marrëveshje zyrtare, tashmë ka një lloj mirëkuptimi mes dy klubeve, sipas lajmeve të fundit.  

Juventusi nënshkroi Conceicao në një marrëveshje direkte huazimi nga Porto gjatë verës.  

Bianconerët paguan një tarifë prej 7 milionë euro plus deri në 3 milionë euro bonuse shtesë për ta marrë atë në huazim për sezonin 2024-2025, por kjo tarifë për periudhën e huazimit të tij dhe jo pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme.  

Më vonë u zbulua se shkarkimi i i ish-trajnerit të Porto, Sergio Conceicao, babai i Franciscos, ishte pjesë e arsyes pse Porto vendosi ta lejonte atë të largohej në huazim.  

Bianconerët thuhet se kanë një marrëveshje jozyrtare me Porton për nënshkrimin e përhershëm të Conceicao.  

Sipas Sky, një tarifë prej 33-34 milionë euro duke përfshirë edhe shtesat janë caku. /Telegrafi/  

Exit mobile version