Site icon Telegrafi

Portugezët falënderojnë Shqipërinë

Albania's forward Bekim Balaj (C) celebrates after scoring a goal during the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014. AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Portugalia Kampione Evrope ka shumë heronj: trajnerin Fernando Santos, udhëheqësin në fushë dhe inkurajuesin nga stoli Cristiano Ronaldo, mbajtësit e barrës Nani e Quaresma, talenti i ri Renato Sanchez, shtyllat e mbrojtjes Pepe e Patricio.

Mirëpo opinionisti gazeta më e madhe sportive në vend, O Jogo, falenderon dhe një hero të vecantë – atë që ngriti siparin e gjithë kësaj aventure: Bekim Balaj. Kontributin e tij, opinionisti i O Jogos Jorge Maia, e barazon me atë të Arnór Ingvi Traustason, islandezi që me golin në minutat e fundit ndaj Austrisë i dhuroi vendin e tretë në grup Portugalisë.

Me titullin “Obrigado Bekim Balaj”, artikulli vë në dukje se goli i tij në Aveiro shkundi përfundimisht një Përfaqësuese që nuk po shkonte asgjëkund, shkruan asport.

Pas eliminimit të dhimbshëm në fazën e grupeve në Botëror, Portugalia humbi dhe në shtëpinë e saj përballë ekipit (në letër) më të padëmshëm në grup. Pikërisht në atë moment, federata vendosi të shkarkonte Paulo Benton e të merrte Fernando Santos. Pjesa tjetër, siç thonë, është histori …

Por gjithçka nisi nga këmbët e shkodranit që i dhuroi atë mbrëmje një arsye feste të gjithë shqiptarëve, si dhe një ogur që ky Evropian do të ishte ndryshe.

Exit mobile version