Telegrafi

Portugalia publikon listën për ndeshjet ndaj Polonisë dhe Skocisë, mungon Ronaldo

Portugalia (Getty Images)

Fernandos Santos ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e Portugalisë.

Portugalia do të ndeshet në muajin tetor me kombëtaren e Polonisë dhe atë të Skocisë.

Ndeshja ndaj Polonisë në kuadër të Ligës së Kombeve do të zhvillohet më 11 tetor, ndërsa ajo miqësore ndaj Skocisë tri ditë më vonë.

Lexo po ashtu Ronaldo i fokusuar vetëm te Juve, nuk luan në dy ndeshjet e ardhshme me Portugalinë

Në këtë listë nuk ka ndonjë befasi të madhe, përveç lënies së Ronaldos jashtë listës, por sigurisht që me dëshirën e tij pas sulmuesi mungoi edhe ndaj Italisë.

Skuadra e Portugalisë ndaj Polonisë dhe Skocisë:

Portierët: Beto [Goztepe], Claudio Ramos [Tondela], Rui Patricio [Wolverhampton]

Mbrojtësit: Cedric Soares [Southampton], Joao Cancelo [Juventus], Kevin Rodrigues [Real Sociedad], Luis Neto [Zenit St. Petersburg], Mario Rui [Napoli], Pedro Mendes [Montpellier], Pepe [Besiktas], Ruben Dias [Benfica]

Mesfushorët: Bruno Fernandes [Sporting Lisbon], Danilo Pereira [Porto], Gedson Fernandes [Benfica], Pizzi [Benfica], Renato Sanches [Bayern Munich], Ruben Neves [Wolverhampton], Sergio Oliveira [Porto], William Carvalho [Real Betis]

Sulmuesit: Andre Silva [Sevilla], Bernardo Silva [Man City], Bruma [RB Leipzig], Eder [Lokomotiv Moscow], Goncalo Guedes [Valencia], Helder Costa [Wolverhampton] /Telegrafi/