Telegrafi

Portugalia po luante përballë Kroacisë – por vëmendja për disa minuta kaloi te Ronaldo që ishte pa maskë në stadium

Cristiano Ronaldo ka marrë vëmendjen e mediave në takimin që Portugalia e zhvilloi kundër Kroacisë.

Ylli portugez nuk arriti të kontribuonte për portugezët që fituan 4-1 ndaj kroatëve në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin Estadio do Dragao.

35-vjeçari po vuan nga një infeksion në këmbën e djathtë, andaj nuk do të mund të jetë prezent as në ndeshjen tjetër të radhës.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë rrëmbeu vëmendjen nga tribunat, pasi maskën nuk e kishte të vendosur.

Një zyrtare e takimit iu afrua Ronaldos për t’i thënë se duhej të vendoste maskën për shkak të rregullave kundër Coronavirusit.

Më pas, portugezi nxori maskën dhe e vendosi atë, në mënyrë që të mos suspendohej nga stadiumi ku Portugalia e demoloi Kroacinë. /Telegrafi/