Telegrafi

Portugalia pa dy qendërmbrojtësit kryesorë ndaj Turqisë

(Foto: beIN SPORTS)

Portugalia do të jetë pa dy qendërmbrojtësit kryesorë në ndeshjen e barazhit për Kampionatin Botëror kundër Turqisë që zhvillohet më 24 mars në Estadio do Dragao.

Veterani Pepe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Ruben Dias nuk mund të luajë për shkak të lëndimit.

Cristiano Ronaldo shpreson që përfaqësuesja e tij të arrijë në ‘Katar 2022’, në atë që besohet të jetë Botërori i tij i fundit, mirëpo do të jetë shumë vështirë.

(Fotomontazh: Sporting News)

Portugalia përfundoi në vend të dytë në Grupin A kualifikues duke mos arritur ta sigurojë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror.

Lexo po ashtu Ronaldo është shumë i shqetësuar që Portugalia nuk e ka siguruar direkt kualifikimin në ‘Katar 2022’

Në gjysmëfinalen e barazhit, përfaqësuesja e CR7 luan kundër Turqisë dhe në rast të triumfit, do ta presë fituesin e duelit tjetër ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/