Telegrafi

Portugalia kalon si e para e Grupit A pas fitores së lehtë ndaj Zelandës së Re (Video)

Portugalia ka mposhtur Zelandën e Re me rezultat 3-0 në ndeshjen e Grupit A.

Kombëtarja portugeze ka arritur të siguroj kalimin tutje në Kupën e Konfederatave, pasi ka dal e para e Grupit A me shtatë pikë pas fitores ndaj Zelandës së Re.

Goli i parë për portugezët në këtë takim erdhi në minutën e 33, ku ishte ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Momenti i ekzekutimit të penalltisë nga CR7

Deri në fund të pjesës së parë portugezët arritën të shënojnë edhe një gol tjetër me anë të Bernardo Silvas, i cili shënoi nga afërsia për 2-0 në minutën e 38 dhe skuadrat shkuan në epërsi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Portugalia arriti ta menaxhoj mirë ndeshjen dhe të shënoj edhe dy gola tjerë, ku njëri erdhi në minutën e 80 nga sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva që shënoi një gol të bukur pas një veprimi individual për 3-0 dhe fitoren dhe rezultatin përfundimtar e vulosi Luis Nani në minutën e 90 për 4-0. /Telegrafi/