Site icon Telegrafi

Portugalia fiton ngushtë ndaj Sllovakisë, vendos goli i Bruno Fernandes

Portugalia ka shënuar fitore si mysafir i Sllovakisë me rezultat 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 43-të, pas asistimit të Bernardo Silvas.

Ky gol ia dhuroi pikët e plota Portugalisë që nga pesë ndeshje ka po aq fitore.

Portugezët janë lider në Grupin J dhe prinë me 15 pikë.

Sllovakia e dyta ka 10 pikë, aq sa ka edhe Luksemburgu, ndërsa Bosnje-Hercegovina është e katërta ka gjashtë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version