Telegrafi

Portugalia dyfishon epërsinë, Andre Silva protagonist (Video)

Përfaqësuesja e Portugalisë e ka shënuar edhe golin e  dytë kundër Zvicrës.

Skuadra që është nikoqire shënoi një gol në pjesën e parë, ndërsa ia doli të realizonte edhe në të dytën.

Bernardo Silva e dërgoi topin në zonë drejt Andre Silvas, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (57’).

Kombëtarja e Portugalisë është pranë që të sigurojë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Zvicrës i mjaftonte barazimi në këtë takim, por duket se kualifikimin do ta kërkojë përmes ‘play-offit’. /Telegrafi/