Përfaqësuesja e Portugalisë e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Zvicrës.
Skuadra që është nikoqire shënoi një gol në pjesën e parë, ndërsa ia doli të realizonte edhe në të dytën.
Bernardo Silva e dërgoi topin në zonë drejt Andre Silvas, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (57’).
Kombëtarja e Portugalisë është pranë që të sigurojë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Zvicrës i mjaftonte barazimi në këtë takim, por duket se kualifikimin do ta kërkojë përmes ‘play-offit’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wy3hYTPZDLk