Site icon Telegrafi

Portugalia dhe Meksika ndahen në paqe në Kupën e Konfederatave (Video)

Portugalia ka barazuar ndeshjen e parë në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017” me Meksikën me rezultat 2-2.

Fituesi aktual i Kampionatit Evropian, Portugalia, ishte afër të niste mirë Kupën e Konfederatave duke e fituar ndeshjen e parë të grupit A, por në fund pas një pakujdesie lejuan barazimin.

Portugezët ishin për një nuancë më të mirë se meksikanët dhe e merituan më shumë fitoren, edhe pse se arritën, teksa këtë e treguan qysh në fillim ku shënuan gol në minutën e 21 me anë të Andre Gomes, por që u anulua me anë të teknologjisë.

Lexo po ashtu Gomes i Barçës shënon supergol ndaj Meksikës, por i anulohet nga teknologjia “VAR” (Video)

Megjithatë, goli i parë nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 34, ku Cristiano Ronaldo shërbeu për mrekulli Ricardo Quaresman, i cili me lehtësi shënoi për 1-0.

Momenti i golit të Quaresmas

Goli i barazimit erdhi shpejt dhe ishte sulmuesi më i rrezikshëm i tyre, Javier Hernandez i njohur si Chicharito, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Festa e Chicharitos

Në pjesën e dytë, dy kombëtaret shënuan edhe nga një gol ku fillimisht ishte Cedric Soares që kaloi Porugalinë në epërsi në minutën e 86, por në minutat shtesë ishte Hector Moreno, i cili barazoi në 2-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar. /Telegrafi/

https://twitter.com/BesiktasTalk/status/876478928667455488

https://twitter.com/SajjadLattef/status/876482063230226432

https://twitter.com/itvfootball/status/876482732062388224

 

 

Exit mobile version