Telegrafi

Portreti familjar i Beyonce bëhet viral në rrjet – vëmendje të madhe merr vajza e saj Blue

Jo shpeshherë ndodhë që familja e Beyonce të jetë në një fotografi.

Por, kur njëherë ndodhë, ata sigurohen që të kenë vëmendje totale të fansave, shkruan Daily Mail.

Në rrjetin social Instagram është shpërndarë një portet familjar i tyre, duke bërë që të komentohet me të madhe.

Bey dhe Jay Z duheshin tejet me stil, teksa afër tyre ishin edhe vajza Blu e binjaket Rumi dhe Sir.

Fansat u shtangën kur panë vajzën e madhe Blue që qëndronte pothuajse aq e gjatë sa nëna e saj.

Ndërsa binjaket e adhurueshëm Rumi dhe Sir – të cilët mbushin katër muaj muajin kaluar- dukeshin shumë elegant me veshjet e tyre.

Fotoja familjare u shpërnda nga llogaria e The Shade Room në Instagram dhe kapi shpejt qindra mijëra pëlqime. /Telegrafi/