Telegrafi

Portret familjar, Gold AG publikon imazh me partneren dhe djalin e tyre

(Foto: Instagram/dr.ermirashkodra)

Arian Agushi vazhdon përkushtimin familjar prej se është bërë baba i një djali.

Reperi, i njohur me emrin artistik, Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, më 28 nëntor të vitit 2020 u bënë prindër për herë të parë.

Çifti zgjodhi që ta pagëzojë me emrin Gueril fëmijën e tyre të parë, ndërsa tashmë ai ka edhe profil në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/dr.ermirashkodra)

Gold AG dhe Ermira kohë pas kohe shpërndajnë imazhe të ndryshme, në të cilat e përfshijnë djalin e tyre.

Lexo po ashtu E pyetur për domethënien e emrit të djalit, partnerja e Gold AG tregon se çfarë është ‘Gueril’

Kësaj radhe, çifti ka pozuar së bashku me fëmijën e tyre dhe fotografinë e kanë shpërndarë në  profilet e tyre. /Telegrafi/