Site icon Telegrafi

“Portokalli” sjell për herë të parë në një skeç humoristik rolin e kryeministrit Albin Kurti

Foto: Portokalli/Instagram

Spektakli i humorit “Portokalli” është i njohur për skeçet e shumta humoristike që sjell për shikuesit çdo të diele.

Ndër vite, ky spektakël i humorit është shquar edhe për thumbimet politike dhe imitimet e emrave të njohur të politikës që ka sjell.

Për herë të parë, “Portokalli” ka sjell në rol Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.

Foto: Portokalli/Instagram

Në dy skeçet javore të sezonit të ri, Kryeministri Kurti erdhi nën interpretimin e aktorit Erblin Bajko.

Në pikën e radhës humoristike, skeçi përfshinte edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, nën interpretimin e aktorit Florian Binaj.

Lexo po ashtu Valina Muçolli në rolin e Vjosa Osmanit, imiton presidenten në emisionin humoristik "Kosherja"

Që të dyja skeçet kanë ngjallur reagime të shumta në kanalin YouTube, me shumë prej komentuesve që i kanë përgëzuar aktorët në fjalë për aftësitë e tyre të imitimit. /Telegrafi/

Exit mobile version