Telegrafi

Porto në misionin e vështirë ndaj Liverpoolit – formacionet startuese

Liverpooli është nikoqir i Portos në Anfield për ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Redsat janë në krye të Grupit B dhe e kanë siguruar kualifikimin dhe pozitën e parë, ndërsa skuadra portugeze është në garë me Milanin për një vend në të tetën e finales.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Sergio Conceicao i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëmetërshat që do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Williams, Konaté, Matip, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Morton, Thiago; Salah, Minamino, Sadio Mané.

Formacioni startues i Portos: Diogo Costa; Zaidu, Mbemba, Pepe, João Mário; Otávio, Uribe, Sérgio Oliveira, Luis Díaz; Taremi, Evanilson

/Telegrafi/