Telegrafi

Porto largon Casillasin për shkak të pagës së madhe, spanjolli pritet të kalojë te Marseille

Iker Casillas nuk do të jetë më portier i skuadrës portugeze Porto.

Mediat portugeze kanë raportuar se Porto ka arritur një marrëveshje me portierin për mos ta vazhduar më bashkëpunimin.

E gjitha kjo ka një arsye të fortë, pasi Porto nuk po e përballon pagën e lartë të portierit spanjoll.

Casillas ka një pagë prej pesë milionë euro në stinor dhe ai do të largohet nga Porto në fund të stinorit pasi klubi nuk ka pranuar të zgjasë kontratën me këto kushte.

Por, Casillas nuk pritet t’i japë fund karrierës së tij futbollistike.

36-vjeçari pritet që ta vazhdoi karrierën në Ligue 1, ku gjiganti francez, Olympique Marseille po këmbëngul për transferimin e tij.

Marseille i ka ofruar kontratë dyvjeçare me një pagë prej katër milionë euro në stinor.

Gjithsesi ish-anëtari i Real Madrid mund të zgjedhë edhe kampionatin amerikan ku LA Galaxy dhe New York City e duan. /Telegrafi/