Telegrafi

Porto dëshiron Mirandan

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda është një objektiv i transferimeve të janarit për klubin portugez, FC Porto.

34-vjeçari Miranda ka mbetur një rezervistë në formacionin e Luciano Spallettit pas mbërritjes së Stefan de Vrij, i cili po luan në dyshe me Milan Skriniar.

Kjo ka bërë që mbrojtësi brazilian të vihet në siklet me situatën e tij dhe këtë po e përcjellin me kujdes klubet evropiane.

Lexo po ashtu Interi afër 'blindimit' të Mirandas

Sipas faqes braziliane të sportit UOL Esporte, klubi portugez Porto është shumë e interesuar në transferimin e Mirandas.

Joao Miranda (Getty Images)

Mediat braziliane raportojnë se Porto ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit, Deco, i cili është një ish-lojtar i gjigantëve portugezë.

Aty ia kanë bërë të qartë se e duan klientin e tyre për afatin kalimtar të dimrit.

Lexo po ashtu Miranda: E konsideroj vetën si mbrojtësin më të mirë në Serie A

Kontrata e Mirandas skadon në fund të sezonit dhe ai ka qenë në San Siro që nga transferimi i tij prej 13 milionë eurosh nga Atletico Madrid në vitin 2015.

Deri më tani këtë sezon, ai ka bërë pesë paraqitje për Interin në të gjitha garat. /Telegrafi/