Aktorja e njohur Natalie Portman nuk i pëlqen të lavdërohet për çmimin “Oscar”, të cilin e ka fituar për rolin e saj në filmin “Black Swan”, sepse thotë se ky çmim është krenari e tepërt për “idolin e rremë”.
Natalie, 33 vjeçe, thotë se nuk e di as se ku e ka lënë statujën e famshme të Oscar-it. Mendimet për të fituar çmime të ndryshme filmike, Natalie i ndryshoi kur është bërë nënë.
“Është shumë e rëndësishme për mua që t’ia mësojë fëmijëve të mi që të mos lavdërohen me idole të rreme”, ka thënë aktorja, e cila pranoi se nuk e dinë se ku e ka lënë statujën e Oscar-it, transmeton Koha.net.
“Mendoj se e kam lënë në ndonjë dollap, nuk jam e sigurt. Nuk e kam parë për një kohë të gjatë”, ka thënë ajo.