Telegrafi

Portman luan në filmin fantastiko-shkencor “Annihilation” (Foto/Video)

Natalie Portman iu është kthyer filmave fantastiko-shkencorë me rolin e saj në filmin e ri, “Annihilation”.

Alex Garland është regjisor i filmit që është xhiruar sipas librit të Jeff Vander Meer, e që është pjesa e parë e trilogjisë “Souther Reach’.

Pjesë nga filmi “Annihilation” (Entertainment Weekly)

Sipas paraqitjes së shkurtër, filmi do të sjellë tregimin e protagonistes biologe që është pjesë e një hulumtimi në një regjion të izoluar, ku e kanë humbur jetën 11 hulumtues. Krahas saj, në ekipin hulumtues marrin pjesë edhe një antropolog, psikolog dhe topograf.

Ngjashëm si filmi i mëhershëm i Garland, “Ex Machina”, edhe “Annihilation” është një film fantastiko-shkencor, i cili mund të krahasohet me filmat, si “Her”, “Gravity”, “Inception” e “Arrival”.

Natalie Portman gjatë xhirimeve të “Annihilation” (GotCeleb)

Natyrisht se në të do të paraqiten efekte speciale fantastike që do të tregojnë vendet jashtëtokësore dhe pyllin misterioz të regjionit X.

Portman luan rolin kryesor, ndërsa krahas saj paraqitjen edhe Jennifer Jason Leigh, Gina Rodriguez, Tessa Thompson, Tuva Novotny e Oscar Isaac.

Lexo po ashtu Para dhe pas 20 viteve: Aktoret femra të Hollywoodit që nuk po e humbasin shkëlqimin e tyre (Foto)

Filmi do të nisë shfaqen nëpër kinema në shkurt të vitit 2018.

Kujtojmë që gjatë karrierës, Natalie ka luajtur rolin e Padme Amidalas në disa filma fantastiko-shkencor, “Star Wars”. /Telegrafi/