Portland Trail Blazers ka shënuar fitore vendimtare në ndeshjen e fundit përballë Memphis Grizzlies për tu përcaktuar skuadra e fundit që do të luaj në Play Off.
Të udhëhequr nga Damien Lillard, Blazers morën një fitore të artë me rezultat 126:122 për të siguruar plasmanin në mesin e 16 ekipeve më të mira në NBA.
Fundori amerikan ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 31 pikë, dy kërcime e 10 asistime.
Me lojë të mirë te Blazers u dalluan edhe Cj McCollum që shtoi 29 pikë, qendra boshnjake Jusuf Nurkic me 22 pikë e 21 kërcime si dhe Carmelo Anthony që shtoi 21 pikë të tjera.
Ja Morant bëri ndeshje fantastike për Grizzlies me 35 pikë, katër kërcime e tetë asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.
https://www.youtube.com/watch?v=Ytfmvaw-_Vc
Me këtë triumf, Portland do të marrë pjesë në Play-Off, ku në rrethin e parë do të përballet me Los Angeles Lakers.
LA Clippers si e dyta në renditje do të luaj ndaj Dallas Mavericks, teksa Denver Nuggets përballet me Utah Jazz.
Një duel i jashtëzakonshëm pritet të jetë ai mes Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder.
Në anën tjetër në Konferencën e Lindjës, Milwaukee që e mbylli në pozitën e parë luan ndaj Orlando Magic.
Kampioni në fuqi i NBA-së, Toronto Raptors do të përballet me Brooklyn Nets, ndërsa dy duelet e zjarrta në këtë konferencë janë Boston Celtics – Philadelphia 76ers dhe Indiana Pacers – Miami Heat. /Telegrafi/