Site icon Telegrafi

Portieri i Rumanisë, Moldovan: Zoti ishte me në sot, Kosova më të vlefshëm se ne

Më i dalluari te Rumania ishte portieri Horatui Moldovan, që ndali shumë goditje, ndërsa nuk ishte parashikuar të ishte startues në këtë ndeshje.

Kosova barazoi me Rumaninë pa gola në “Fadil Vokrri”.

“Jam i lumtur që isha në gjendje ta ndihmojë ekipin dhe të dalim të pamposhtur. Ishte fushë e vështirë. Mendoj se kemi dëshmuar se duam të fitojmë, por kjo ishte e tëra që mund të merrnim sonte”, ka thënë Moldovan.

Ai ka folur edhe për momentin kur Zhegrovës iu anulua goli pas rishikimit të VAR-it.

“Nëse shohim përbërjen e Kosovës, ata janë më të vlefshme se ne. Zoti ishte me Rumaninë sonte. Kur e kam parë që gjyqtari po pret se çka po i thonë nga VAR-i, e kam ditur se është mirë”, ka thënë Moldovan për Digi Sport.

Kosova ka tri pikë, në tri ndeshje dhe mban vendin e katërt në grup. /Telegrafi/

 


Exit mobile version